Shqipëria mbyll krejtësisht kufijtë tokësorë dhe detarë për njerëzit. Nga sot në mesnatë, do të ndalohen të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, pavarësisht mjetit të udhëtimit, autobus, mikrobuz apo veturë.
Vendimin e ka bërë të njohur Kryeministri Rama në një postim në Facebook.
Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave.
Më herët Shqipëria kishte mbyllur kufijtë detarë për transportin e udhëtarëve duke ndaluar të gjitha tragetet me Italinë dhe Greqinë. Kufijtë detarë mbeten të hapur për transportin e mallrave.
Shqipëria ka ndaluar më herët trasnportin ajror me Greqinë dhe Italinë, por vazhdojnë rregullisht fluturimet drejt vendeve të tjera.