Shqipëri nuk do të lejojë asnjë qytetar nga Kosova të vijë në vendin tonë dhe anasjelltas, si masë kundër koronavirusit. Kjo masë do të zgjasë deri me 15 mars. Lajmin e bëri të ditur Qendra për Menaxhimin e Kufijve (QMK).
”Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë apo ndihmës së shpejtë, automjeteve komerciale (ato të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datën 15 mars, 2020 në ora 24.00”
Më herët Shqipëria pezulloi të gjitha linjat e udhëtimeve drejt Italisë si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit pasi Italia kaloi të hënën në karantinë kombëtare.