
Qeveria shqiptare ka dërguar 30 mjekë shqiptarë për të ndihmuar mjekët italianë në Bergamo. Ata mbërritën ditën e shtunë në mëngjes në Romë, por do të transferohen në Bergamo, qyteti më i prekru nga koronavirusi.
Mjekët do të qendrojnë një muaj në Itali dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare. Lajmin e njoftoi gazeta italiane Corriere della Sera.
Burime për Exit News kanë thënë se mjekët shqiptarë do të paguhen 3 mijë euro.
Dërgimi i mjekëve shqiptare në Itali është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Jashtëm Italian Di Maio, të dakordësuar ditën e premte.
Qeveria shqiptare ju përgjigj në këtë mënyrë thirrjes së Italisë për ndihma dhe për solidaritet nga vendet e botës. Me herët thirrjes së Italisë ju përgjigj Kina dhe Rusia.
Deri më tani Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi: 9134 persona.