Shqipëria në izolim total, nga nesër ndalohet qarkullimi i makinave në qytete

Nga Exit News
Shqipëria në izolim total, nga nesër ndalohet qarkullimi i makinave në qytete

Qeveria ka vendosur për të ndaluar qarkullimin e të gjithë makinave në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit, si masë drastike kundër përhapjes së koronavirusit.

Ndalimi fillon të premten prej orës 6 të mëngjesit deri të dielën në mbrëmje. Në Tiranë, Durrës, Lushnje, Fier, Vlorë, Shkodër, Lezhë e Elbasan ndalohet qarkullimi i makinave private dhe të gjitha mjeteve të transportit urban e ndërqytetas.

Gjatë ndalimit mund të qarkullojnë vetëm autoambulancat, makinat shtetërore dhe mjetet që kryejnë transport mallrash.

Kryeministri Rama pohoi se këto masa ekstreme janë të nevojshme për të ndaluar në kohë përhapjen masive të koronavirusit në Shqipëri.

Ai u i kërkoi qytetarëve që të zbatojnë masat e qeverisë dhe të zvogëlojnë sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me persona të tjerë.

Kryeminsitri shprehu besimin se duke respektuar masat që ka marrë qeveria dhe rekomandimet e Organizatës Botërore e Shëndetësisë mund të kalohet më shpejtë kjo gjendje e vështirë.

 

Për t’u informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

– Kush dhe si duhet të vetë-karantinohet? (kliko këtu)

– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

– Të gjitha masat e qeverisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (kliko këtu)

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>