Shqipëria preket nga kufizimi i BE-së për eksportin e maskave dhe veshjeve mbrojtëse

Nga Exit News
Shqipëria preket nga kufizimi i BE-së për eksportin e maskave dhe veshjeve mbrojtëse

Presidentja e BE-së Ursula van der Leyen ka bërë të ditur dje vendimin për të kufizuar eksportin jashtë bllokut prej 27 vendesh të BE-së të maskave dhe veshjeve të tjera mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Asnjë prodhues apo shpërndarës nga nuk mund t’i eksportojë më këto materiale pa patur një leje të veçantë, që është objekt i shqyrtimit të përmbushjes fillimisht të nevojave të brendshme të BE-së.

 

Kjo masë do të dëmtojë direkt edhe vendet kandidate, përfshi Shqipërinë, të cilët janë gjithashtu objekt i kufizimit. Tashmë, Shqipëria mund të importojë mjete të tilla vetëm nga jashtë BE-së.

Qëllimi i BE-së është të shmangë mungesën e mjeteve mbrojtëse, ndërkohë që infektimi me koronavirus po merr përmasat e epidemisë në shumë vende të BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>