Shqipëria u bashkohet vendeve islamike për të dënuar vendimit e Presidentit Trump për Jeruzalemin

Shqipëria u bashkohet vendeve islamike për të dënuar vendimit e Presidentit Trump për Jeruzalemin

(Exit.al) — Shqipëria u është bashkuar 56 vendeve të tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në njohjen simbolike të Jeruzalimit Lindor si kryeqytet të Palestinës.

Ky veprim ka qëllim të shprehë kundërshtinë publike ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donal Trump për njohjen de facto të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

deklaratën e takimit, të titulluar Liri për Al-Quds (emri në arabisht për Jeruzalemin), të miratuar edhe nga Shqipëria, ndër të tjera thuhet:

Ne hedhim poshtë dhe dënojmë deklarimin e paligjshëm të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me statusin e Al-Quds.

Deklarata thekson gjithashtu se paqja mes Izraelit dhe Palestinës nuk mund të arrihet derisa “të mbarojë pushtimi izraelit i Jeruzalemit Lindor, Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës dhe kur palestinezët të jenë të lirë në atdheun e tyre.”

Takimi urgjent i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik u thirr më 13 dhjetor 2017 nga Presidenti turk Rexhep Tahip Erdogan, si reagim ndaj vendimit të Presidentit Trump por edhe si tentativë për t’u konfirmuar si udhëheqës me peshë botërore.

Në një shenjë që tregon se Edi Rama përpiqet të manovrojë me kujdes mes Administratës Trump dhe Presidentit Erdogan—me këtë të fundit ai ka marrëdhënie shumë të ngushta—qeveria shqiptare mori pjesë në takim, por vendosi të përfaqësohej me nivelin më të ulët të mundshëm, atë të ambasadorit tonë pranë kësaj organizate Genti Gazheli.

Fjalimi i ambasadorit shqiptar në takim ishte i ekuilibruar dhe i kujdesshëm, duke u përpjekur që qëndrimin e tij të mos e përshkruajë si qëndrim të vetë Shqipërisë por si qëndrim të kushtëzuar nga Bashkimi Europian duke u shprehur se si “vend kandidat i Bashkimit Europian, Shqipëria e ka rrjeshtuar politikën e saj të jashtme në linjë me qëndrimet e Bashkimit Europian, përfshi qëndrimet në lidhje me Lindjen e Mesme.”

Sidoqoftë, nuk mund të mos vihet re ironia se ndërsa Shqipëria aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian ajo vazhdon të mbetet i vetmi vend europian, së bashku me Turqinë, anëtare e organizatës më të madhe pan-islamike botërore, ku bëjnë pjesë disa nga regjimet më autokratike të botës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>