
Qeveria shqiptare do t’i paguajë rreth 1,2 milionë euro dhe 125 mijë dollarë avokatët që do të mbrojnë shtetin shqiptar në arbitrazh kundër biznesmenit Francesko Becchetti.
Këshilli i Ministrave mori dje vendimin për kalimin e fondit nga rezervat e buxhetit të shtetit drejt Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
Francesko Becchetti ka dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar vendimin e qeverisë Rama për ndalimin e punimeve në hidrocentralin e Kalivaçit.
Për mosrespektim të kontratës, biznesmeni italian kërkon dëmshpërblim nga shteti shqiptar.
Midis Zotit Becchetti dhe qeverisë shqiptare po zhvillohen aktualisht tre procese ndërkombëtare arbitrazhi për dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve dhe interesave ekonomike të biznesmenit në Shqipëri. Shuma totale e dëmshpërblimit që ai kërkon nga qeveria është 1,5 miliardë euro.
Artikuj të lidhur:
Francesco Becchetti është gjallë dhe do ta fitojë betejën kundër qeverisë
Çështja Bechetti: Qeveria shqiptare tërhiqet nga kërkesa për ekstradim