Shqiptarët trafikohen në Angli duke u futur si mallra nëpër kuti kartoni

Shqiptarët trafikohen në Angli duke u futur si mallra nëpër kuti kartoni

Policia britanike zbuloi një bazë kanabisi e cila ruhej nga një shqiptar ndërsa gjeti edhe 4 të tjerë që po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin duke u fshehur brenda kutive të mallrave të një kamioni.

Manchester Evening News raportoi se baza me të paktën 130 bimë të rritura e gjetur në Stretford të Manchesterit, kishte vlerë rreth 100 mijë paundë dhe për të kujdesej një shqiptar që kishte vajtur në Britani në mënyrë ilegale.

Policia beson se personi i arrestuar mund të jetë trafikuar në Britani me qëllim përkujdesjen e bimëve.

Ndërkohë më herët në Derby një gjykatë shqyrtoi rastin e 4 shqiptarëve të gjetur nga policia teksa po kalonin ilegalisht për në Britani të futur brenda disa kutive në një kamion.

Sipas Derby-Telegraph shqiptarët kishin paguar nga 700 euro secili Vladimir Tollumin, i cili qe zotuar për t’i kaluar ata nga Franca në Britani, por në momentin kur autoritetet doganore i patën kapur, Tollumi qe larguar.

Mediat raportojnë se ai është kapur dhe do të deportohet në Shqipëri bashkë me një dënim prej 40 muajsh burg.

Dy rastet e fundit të raportuara nga mediat angleze, vijnë pak ditë pasi CNN transmetoi një intervistë anonime me një shqiptar tjetër, i cili gjithashtu kishte vajtur ilegalisht në Britani dhe qe detyruar të punonte me grupet e narkotrafikut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>