Shtetasi turk Selami Sismek paditi Drejtorinë e Azilit dhe Komisionin për Azil për refuzimin e kërkesës së tij.
Në një dokument të bërë publik në media, Simsek kërkon shfuqizimin e vendimeve për refuzimin e azilin në Shqipëri.
Padia erdhi pas vendimit të Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, i cili rrëzoi më 10 shtator ankimin e shtetasit turk Selami Simsek për refuzimin e azilit në Shqipëri.
Shtetasi turk, Selami Simsek apeloi pranë Komisionit vendimin e Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, i cila refuzoi kërkesën e tij për azil në Shqipëri.
Në 2 korrik autoritetet shqiptare i refuzuan kërkesën për azil turkut Selami Simsek, mbështes i lëvizjes Gylen dhe në kërkim nga Turqia.
Refuzimi i kërkesës për azil do të thotë se Simseku duhet të esktradohet në Turqi – ku lëvizje gyleniste quhet ‘terroriste’ dhe mbështetësit e saj burgosen dhe keqtrajtohen.
Simsek u arrestua bashkë me turkun tjetër Harun Çelik, teksa po udhëtonin në aeroportin e Rinasit, tranzit për në Kanada me pasaporta false.
Çeliku u dënua me 5 muaj burg dhe pas shlyerjes së dënimit u dërgua në Turqi, pavarësisht se kishte kërkuar azil politik.