Shtetasi turk Simsek kërkon në gjykatë shfuqizimin e refuzimit për azil në Shqipëri

Nga Exit News
Shtetasi turk Simsek kërkon në gjykatë shfuqizimin e refuzimit për azil në Shqipëri

Shtetasi turk Selami Sismek paditi Drejtorinë e Azilit dhe Komisionin për Azil për refuzimin e kërkesës së tij.

Në një dokument të bërë publik në media, Simsek kërkon shfuqizimin e vendimeve për refuzimin e azilin në Shqipëri.

Padia erdhi pas vendimit të Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, i cili  rrëzoi më 10 shtator ankimin e shtetasit turk Selami Simsek për refuzimin e azilit në Shqipëri.

Shtetasi turk, Selami Simsek apeloi pranë Komisionit vendimin e Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, i cila refuzoi kërkesën e tij për azil në Shqipëri.

Në 2 korrik autoritetet shqiptare i refuzuan kërkesën për azil turkut Selami Simsek, mbështes i lëvizjes Gylen dhe në kërkim nga Turqia.

Refuzimi i kërkesës për azil do të thotë se Simseku duhet të esktradohet në Turqi – ku lëvizje gyleniste quhet ‘terroriste’ dhe mbështetësit e saj burgosen dhe keqtrajtohen.

Simsek u arrestua bashkë me turkun tjetër Harun Çelik, teksa po udhëtonin në aeroportin e Rinasit, tranzit për në Kanada me pasaporta false.

Çeliku u dënua me 5 muaj burg dhe pas shlyerjes së dënimit u dërgua në Turqi, pavarësisht se kishte kërkuar azil politik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>