Shtohen pacientët në spitalet Covid, nis puna për hapjen e Covid 3

Nga Exit News
Shtohen pacientët në spitalet Covid, nis puna për hapjen e Covid 3

Ministria e Shëndetësisë ka nisur punën për hapjen e spitalit të tretë Covid, në godinën e ish-Kirurgjisë së vjetër në QSUT.

Nevoja për një spital të ri për pacientët është rritur më shumë ditët e fundit, kur është rritur ndjeshëm numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi.

Sipas raportimeve zyrtare, në dy spitalet Covid janë të shtruar 116 pacientë me koronavirus. Megjithatë në Sanatorium janë të shtruar dhe mbi 100 pacientë të tjerë, të cilëve tamponi i Covid-19 i ka rezultuar negativë, por kanë të gjithë simptomat e virusit dhe probleme me mushkëritë.

Ministra do të punësojë dhe 300 persona, mjekë, infermierë e teknikë, për spitalin Covid-3, por edhe për të plotësur nevojat për staf në spitalet e tjera.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>