Qarku i Beratit ka regjistruar të mërkurën 50 raste me COVID-19, ku ka të infektuar në fasoneri dhe shkolla, duke shënuar kështu një rritje të numrit të të infektuarve.
Të mërkurën u regjistruan, 10 raste në Berat, 35 raste në Kuçovë, 2 raste në Urë-Vajgurore, 2 raste në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan.
Ka të prekur persona nga të gjitha moshat, duke filluar nga 24-73 vjeç, mes tyre edhe 17 pensionistë.
Aktualisht ka11 persona të shtruar në spitalin e Beratit ku 4 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 948.
1075 raste të reja me koronavirus dhe 18 viktima u raportuan në 24 orët e fundit në Shqipëri.