Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë afatin për dhënien e përgjigjeve të Lotarisë Amerikane për shkak të krizës së Covid-19.
Rezultatet priteshin të dilnin më 5 maj, por tani do të jepen më 6 qershor.
Çdo vit, rreth 50,000 mijë persona nga vende të ndryshme të botës fitojnë kartën jeshile përmes lotarisë. Gjatë një viti, 5 përqind e emigrantëve hyjnë në SHBA si fitues të llotarisë amerikane.
Pjesa më e madhe shqiptarëve që emigrojnë në SHBA përzgjidhen përmes programit të lotarisë. Vitet e fundit numri i aplikantëve shqiptarë është rritur ndjeshëm.
Vetëm në vitin 2015, rreth 200 mijë shqiptarë ose rreth 7 për qind e popullsisë aplikuan në llotarinë amerikanë.
Nga viti 2006 deri në vitin 2018, 44, 806 mijë shqiptarë kanë fituar llotarinë amerikane, duke e renditur