Propozimi i PD-së dhe LSI-së për hapjen e listave 100 për qind duket se do të shtyjë afatin e miratimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.
Fillimisht Komisioni i Ligjeve kishte vendosur 30 shtatorin si afatin e fundit për të pranuar draftin përfundimtar të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese të 30 korrikut.
Por me pasjen në tavolinë të disa propozimeve, nga shumica socialiste, PD dhe LSI, Rudina Hajdari e deputetë të tjerë të opozitës në kuvend, shumica socialiste nuk mund të kalojë direkt në Komisionin e Ligjeve, propozimin e saj, pa diskutar më parë dhe propozimin e opozitës së bashkuar, dorëzuar një ditë më parë.
Data se kur do të votohen në parlament ndryshime e Kodit Zgjedhor për listat dhe koalicionet do të varet nga dakordësia e të gjitha palëve për çështet ende të pazgjidhura: hapja e listave, formula e koalicioneve dhe pragu zgjedhor.
Pasi palët të bien dakord se cilin propozim do të pranojnë, drafti do të diskutohet në Komisionin e Ligjeve dhe nëse shikohet e nevojshme nga anëtarët e komisionit, do të bëhen ndryshime.
Pas diskutimit në KL, drafti shkon në kuvend për tu miratuar.
Për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nevojiten 84 vota pro.Për të lexuar më shumë për të gjitha ndryshimet e Kushtetutës që janë bërë deri tani dhe ato që priten të bëhen në Kodin Zgjedhor, klikoni këtu.