Shtyhet për të dytën herë, pa afat hapja e transportit publik, e parashikuar për në 22 qershor. Kompanitë refuzojnë nisjen e punës me zbatimin e distancimit social mes qytetarëve, siç ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë.
Ata shprehen se nëse në urbane zbatohen protokollet e ministrisë për të ruajtur distancën 1,5 metër mes udhëtarëve, atëherë në urban mund të udhëtojë vetëm 25 për qind e udhëtarëve. Funksionimi me këtë kapacitet do t’i çojë drejt falimentimit kompanitë.
Gjithashtu, ata kërkojnë:
• Subvencionim nga shteti për vendet bosh në mjete për shkak të pandemisë;
• Të hiqet akciza për naftën dhe taksat për karburantin, ngjashëm me sektorin e peshkimit;
• Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6 për qind.