Shtyhet seanca për gjykimin e bandës së Shijakut

Nga Exit News
Shtyhet seanca për gjykimin e bandës së Shijakut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shtyrë seancën e parë të gjykimit për çështjen e bandës së heroinës në Has, pjesë e së cilës janë dhe vëllezërit Avdyli të bandës së Shijakut.

Sipas medias, seanca u shty me kërkesë të një prej avokatëve të të akuzuarve.

SPAK mbylli hetimet për këtë rast në janar 2020 dhe dërgoi në gjykatë 19 të akuzuar.

Mes të arrestuarve janë 13 anëtarë të bandës së vëllezërve Avdyli nga Shijaku, të cilët u kapën në audio-përgjime  për mbledhjen e votave për PS-në në zgjedhjet e vitit 2017.

Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

Hetimet për këtë rast u kryen nga prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Laboratori i përpunimit të heroinës  në Has u zbulua më 19 tetor 2018.

Policia sekuestroi 150 kilogramë heroine të përpunuar, të bërë gati për shitje, dhe një sasi opiumi, lënda bazë për përpunimin e heroinës.

Laboratori ishte ndërtuar në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stalla për bagëtitë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>