
Kanë kaluar mbi 30 minuta që prej orarit kur duhet të niste seanca plenare për votimin e presidentit të ri të Kosovës, njofton media Koha.net. Seanca ishte caktuar të niste në orën 18:00.
LDK, pas largimit nga mbledhja e kryesisë së Kuvendit nuk njoftoi nëse do të ishte ose jo e pranishme në sallë. Presidenti i ri zgjidhet me një shumicë prej 80 votash nga 120 të pranishëm në Kuvend.
Përfaqësitë e huaja kanë bërë thirrje për zgjedhjen e preidentit, për ti hapur rrugë formimit të institucioneve. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse nuk zgjidhet presidenti, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.