Shtyhet për herë të dytë seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit ppër ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri e ish-drejtorit të Policisë Vlorë Jaeld Çela.
Arsyet përse trupa e përbërë nga gjykatëset Albana Boksi, Nure Dreni dhe Nertina Kosova janë dy:
Në bazë të aktit normative nr. 9 të KLGJ-së kjo çështje nuk është urgjente dhe mund të shtyhet për në një moment të dytë.
Nuk janë bërë lajmërimet e të gjitha palevë të prekura nga kjo çështje.
Ndërkohë avokatët e Jaeld Çelës kanë kërkuar përjashtimin e trupës gjykuese Albana Boksi, Nure Dreni dhe Nertina Kosova, për shkak se kanë gjykuar çështje të bashkëlidhura dhe mund ta paragjykojnë çështjen.
Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga një tjetër trupë gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit.
Në rast se kërkesa e Çelës pranohet, çështja mund të futet në kolaps dhe të mbetet pa trup gjykues. Kjo sepse aktualisht Gjykata e Posaçme e Apelit ka vetëm 6 gjyqtarë, nga të cilët Boksi, Dreni, Kosova dhe Sokol Binaj nuk do të mund të gjykojnë çështjen.
Sokol Binaj ka shqyrtuar çështje të tjera lidhur me grupin e Habilajve, ndaj nuk mund të jetë pjesë e trupës së re. Pa këto katër gjyqtarë, mbeten vetëm 2 të cilët mund të gjykojnë çështjen Tahiri-Çela.
Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan.
Ai u dënua me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.
Ky vendim u apelua si nga prokuroria e cila kishte këruar 12 vite burg, ashtu dhe nga ish-ministri i cili kërkon pafajësinë.
Vendimi u cilësua nga Ambasada Amerikane si shkurajues.
Ish-ministri ka kontraktuar një kompani amerikane për të lobuar SHBA për të tërhequr deklaratat publike të personelit të ambasadës në Shqipëri, me pretendimin se ato mund të kenë ndikuar vendimin e autoriteteve.