Drejtoria e Migracionit bëri të ditur sot rregullat e reja për udhëtimin drejt vendeve fqinje. Teksa Shqipëria hapi sot kufijtë me të gjithë shtetet, kjo nuk ka ndodhur me disa nga vendet fqinje.
Exit sjell më poshtë rregullat e reja se si do të bëhen udhëtimet nga brenda-jashtë Shqipërisë.
Për udhëtimet drejt/nga Italisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut:
Lejohen të udhëtojnë lirisht qytetarët nga këto vende drejt Shqipërisë. Ndërkohë lejohet udhëtimi drejt këtyre vendeve, vetëm për rezidentët e tyre ose ata që ka marrë leje nga Ministria e Jashtme.
Për udhëtimet drejt/nga Mali i Zi:
Lejohen qytetarët e Shqipërisë dhe të Malit të Zi të lëvizin lirisht drejt dy vendeve.
Për udhëtimet drejt/nga Kosova:
Qytetarët e Kosovës mund të hyjnë lirisht në Shqipëri duke patur një konfirmim brenda 4 ditëve që janë negative me COVID-19. Në rast të kundërt duhet të plotësojnë një formular duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore.
Kamionët nga Shqipëria duhet t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar.