Për këtë në vjen në ndihmë vetë Ministri i Brendëshëm Saimir Tahiri i cili deklaroi para dy ditësh në Kuvend se
Le të supozojmë se e gjithë droga që është nisur për në Itali është kapur nga policia italiane, që është gati e pamundur. Le të supozojmë që në Greqi nuk ka shkuar asnjë gram drogë nga Shqipëria. Po kështu në asnjë vend tjetër fqinj.
Pra, me pak fjalë le të supozojmë se e gjithë droga e kultivuar në vend është ose shkatërruar nga policia shqiptare ose është kapur nga policia italiane.
Atëhere, sipas deklaratës së Zotit Tahiri, 12 tonë drogë të kapura nga policia italiane është e barabartë me vetëm 0,3 për qind të drogës së marjuanës s ëprodhaur në vend.
Kjo do të thotë që në Shqipëri janë prodhaur të paktën tre milion e nëntë qind mijë kilogramë ose 3 900 ton drogë.
Problemi i vërtet vjen më pas: pas këtyre deklaratave, Ministri Tahiri nuk mund të djegë apo të sekuestrojë më asnjë parcelë, duke qënë se ka pohuar se tashmë ai e ka “kapur” të gjithë drogën që ishte prodhuar.
Por, forcat e policisë italiane sigurisht nuk do të ngadalësojnë aksionet e tyre dhe me siguri do të sekuestrojnë sasi të tjera. Çfarë do të thotë atëherë Zoti Tahiri? Ndoshta, që origjina e drogës është nga shqiptarët që jetojnë në Greqi?
Sekuestrimet e kanabisit nga policia italiane për periudhën gusht-shtator:
Fano 13 Gusht 2016 1 820 kg
Bari 22 Gusht 2016 214 kg
Otranto 29 Gusht 2016 80 kg
Brindisi 9 Shtator 2016 3 800 kg
Taranto 13 Shtator 2016 136 kg
Foggia 14 Shtator 2016 100 kg
Lecce 15 Shtator 2016 74 kg
Ostuni 20 Shtator 2016 700 kg
Brescia 21 Shtator 2016 4 630 kg