Si po e privatizon qeveria Tiranën përmes Rindërtimit?

Nga Exit News
Si po e privatizon qeveria Tiranën përmes Rindërtimit?

Vincent van Gerven Oei shpjegoi planin e qeverisë për të privatizuar zona të tëra të kryeqytetit në emër të transformimit. Në një intervistë për “Me pak Fjalë”, në Euronews, Van gerven u shpreh se:

“Ideja e zonave të transformimit është, në thelb, privatizimi i pjesëve të tëra të qytetit. Dhënia e tokës kompanive private, që janë, sigurisht, të afërta me qeverinë Rama, dhe, në shkëmbim për lejimin e ndërtimit në këtë tokë, bashkia do të merrte mbrapa pak hapësirë, si apartamente, hapësira zyrash, e të tjera”.

Ai tha se qeveria parashikonte të kryente këtë veprim përmes partneriteteve publike-private, i cili në masterplanin Tirana 2030 parashikohej të funksiononte kështu:

“Kjo përfshin një sërë hapash. Për të bërë këtë, fillimisht, duhet të shpronësosh njerëzit dhe kemi parë shumë shembuj se si kjo qeveri e bën këtë. Kjo qeveri e bën këtë me anë të dhunës, presionit, shantazhit.

Çfarëdo mënyre e mundshme për të futur në dorë godina që janë në pronësi të individëve privatë. Pasi i kanë futur në dorë këto godina, ata fillojnë një të ashtuquajtur procedurë tenderi.

Ne të gjithë e dimë që këto procedura tenderimi janë të manipuluara. Organi që supozohet të monitorojë procedurat e tenderimit varet direkt nga Kryeministri. Dhe shumë shpesh, sic kemi parë, për shembull, me sheshin Skënderbej, ka vetëm një konkurent që bën ofertë sa 99% e fondit limit dhe fiton gjithmonë.

Nganjëherë, ka dhe kompani fiktive që fitojnë tendera, sic kemi parë në rastin e Unazës së Madhe. Asgjë nuk është tepër e cuditshme për këto njerëz nëse ata duan të shtien në duar prona dhe kontrata”.

Sipas tij ky plan pavarësisht se mund të duket si pjesë e zhvillimit të shoqërisë ka efekt negativ në ekonominë e vendit.

“Këto partneritete publike-private kanë gjithashtu një efekt të madh negativ në financat e shtetit, sepse shteti do të vazhdojë të paguajë për këto prona për dekada, gjë që do të thotë se taksapaguesit shqiptarë paguajnë për to me tarifa shumë më të larta se c’do ishin nëse qeveria do të merrte thjesht hua në tregjet financiare.

Dhe, pasi këto kompani ndertimi kanë ndërtuar godinat e tyre, që sigurisht ndërtohen gjithmonë me standarde më të ulta sec ata kanë premtuar, sepse, pasi merr paratë, c’interes do të kishin për t’i shpenzuar vërtet? Ti mund t’i mbash të gjitha në xhep dhe thjesht të ndërtosh një ndërtesë nën standardet sepse kush do të të kontrollojë?

Kështu, skema kompletohet dhe kompania e ndërtimit i paguan një rryshfet të vogël bashkisë, qeverisë, dhe të gjithë janë të lumtur. Sigurisht, të gjithë, pervec njerëzve që u shpronësuan dhe pervec popullit të tërë shqiptar që paguan një sasi qesharake parash për dicka që mund të ishte ndërtuar shumë më lirë, në mënyrë shumë më eficente, dhe, mbi të gjitha, mund të kishte qëndruar pronë publike, dhe të kishte shkuar në duart e privatit”, u shpreh Van Gerven Oei.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme