Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vucic ishte udhëheqësi i parë evropian që mori vaksinën Pfizer-BioNTech.
Ministri i punëve të brendshme në Serbi u vaksinuan me vaksinën ruse Sputnik V. Ministri i shëndetësisë mori vaksinën Sinopharm.
Fotot e politikanëve duke marrë vaksina të ndryshme, europiane, kineze apo ruse, ishin një mënyrë për të qetësuar skeptikët serb mbi sigurinë e vaksinave, shkruan BBC.
“Pavarësisht nëse vaksinat vijnë nga Kina, SHBA ose BE, ne nuk na intereson për sa kohë që ato janë të sigurta dhe ne i marrim ato sa më shpejt të jetë e mundur,” i tha kryeministri Ana Brnabic BBC.
“Për ne, vaksinimi nuk është një çështje gjeopolitike. Është një çështje e kujdesit shëndetësor”, tha ajo.
Vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor janë përpjekur të sigurojnë çdo furnizim vaksine, duke i mbajtur shpresat e tyre tek BE ose në skemën ndërkombëtare Covax.
Në të kundërt, Serbia duket se synon të vaksinojnë të paktën një të dhjetën e popullsisë së saj nga mesi i shkurtit.
Gjithashtu Serbia po ecën më shpejt me vaksinimin se të gjitha 27 vendet anëtare të BE. Ajo është duke kryer vaksinime me dyfishin e shpejtësisë së Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë dhe katër herë më shpejt se Hollanda.
“Ne do të jemi të fundit për të marrë vaksinat nga BE”
Ndërsa Kryeministri mund të këmbëngulë se nuk ka vend për gjeopolitikë kur bëhet fjalë për koronavirusin, marrëdhëniet e ngrohta të Beogradit me Pekinin dhe Moskën padyshim kanë ndihmuar në sjelljen e sasive të vaksinave për të cilat vendet e BE mund të kenë zili, shkruan BBC.
“Do të isha po aq e lumtur nëse do të merrnim një milion vaksina nga Pfizer,” tha Brnabic. “Por politika jonë e jashtme u shpagua. Unë mendoj se ishte e zgjuar dhe duhet të them se jam krenar për atë që arritëm.”
Ajo tha se nuk ka kritika për BE, sepse e ka ndihmuar shumë Serbinë gjatë pandemisë.
“Ne nuk jemi një anëtar i BE, dhe me gjithë solidaritetin që ka në BE, ne jemi të detyruar të jemi të fundit që të marrim vaksinat nga BE. Kjo është e keqja e të mos qenurit një anëtar i BE, dhe fokusi strategjik i qeverisë serbe mbetet pranimi në BE “, tha kryeministrja serbe.
Por në këtë moment krize, mosbesimi te Brukseli për marrjen e vaksinave ka qenë një përfitim për Serbinë, raporton BBC.
Të paktën një vend i BE, Hungaria po ndjek shembullin e Serbisë duke marrë vaksina kineze dhe ruse. Të tjerët mund të kenë të njëjtën qasje.
“Serbia mund të kënaqet duke i treguar pjesës tjetër të kontinentit se si duhet të bëhen gjërat”, shkruan BBC.