Si u përhap Covid-19 në 24 orë: Infeksioni prek një tjetër burg të Tiranës

Nga Exit News
Si u përhap Covid-19 në 24 orë: Infeksioni prek një tjetër burg të Tiranës

14 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 750.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 7 në Tiranë, duke e çuar totalin në 309,
  • 5 në Krujë, duke e çuar totalin në 97,
  • 2 në Shkodër, duke e çuar totalin në 107.

Tiranë

Dy prej të infektuarve të rinj janë nga paraburgimi 302. Kjo është vatra e dytë në burgjet e Tiranës, pas burgut 313, ku deri tani janë 19 të infektuar. ISHP po heton dhe teston të tjerë persona në paraburgim për të zbuluar si ka ardhur Covid-19 në burgun 302.

Të infektuarit e tjerë janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.

Krujë

Tre prej 5 të infektuarve të rinj janë punonjës të dy fasonerive.

Dy të tjerët janë familjarë të pacientëve të mëparshëm.

Në 24 orët e fundit, një pacient 52-vjeçar nga Kruja humbi jetën në spitalin Infektiv.

Ai kishte sëmundje të tjera shoqëruese dhe ndodhej prej disa ditësh i intubuar tek Infektivi

Shkodër

Një prej të infektuarave në Shkodër është infermierë në fshatin Prekal. Ajo banon në Shkodër dhe punon në fshatin aty pranë. Nuk dihet ende nëse infermierja është infektuar në vendin e punës apo nga kontakte të tjera jashtë pune.

Infermierja po qendron në spitalin Infektiv në Shkodër dhe pritet të transportohet në Tiranë.

E infektuara tjetër është vazja e gruas në lagjen “Kiras”, që u identifikua më 27 prill si e infektuar.  Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>