8 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, 13 më pak krahasuar me një ditë më parë.
2 prej pacientëve të rinj janë infermierë: një në Shkodër dhe një në Kukës.
Infermieri është rasti i parë i diagnostikuar në Kukës, duke e shtuar dhe këtë qytet në hartën e Covid-19.
Në total, janë 18 qytete të prekura.
Të infektuarit e rinj janë:
- 6 në Tiranë, duke e çuar totalin në 227.
- 1 në Shkodër duke e çuar totalin në 71,
- 1 në Kukës, duke e çuar totalin në 1.
Pacienti i ri në Shkodër është një tjetër infermiere në reanimacionin e spitalit rajonal. Ky i fundit duket se është kthyer në një vatër të rrezikshme: në dy ditë janë identifikuar 2 infermierë dhe 4 pacientë me Covid-19, 3 prej të cilëve në repartin e reanimacionit dhe 1 me dializë.
ISHP ka marrë tamponë dhe për personelin e mbetur mjekësor në spital, si dhe të pacientëve të cilët kanë marrë shërbim nga infermierët e prekur.
Në Kukës, pacienti i ri është infermier në Urgjencën e Spitalit të Kukësit.
ISHP dyshon se infermieri është infektuar gjatë shërbimit tek pacientët e prekur me Covid-19 nga Hasi, specifikisht me 90-vjeçaren e e cila u shërua.
25 mjekë dhe infermierë të cilët kanë patur kontakt me infermierin nga Kukësi do t’i bëhen analizat në ditët në vijim.
Për të infektuarit e rinj në Tiranë nuk ka ende informacione zyrtare.
Në total deri më 14 prill, në vend ka 475 të infektuar, prej të cilëve 24 kanë humbur jetën dhe 248 janë shëruar, duke lënë 203 raste aktive.
Prej tyre, të shtruar në 2 spitalet Covid-10 janë 46, 12 prej të cilëve janë në terapi intensive.