Si u përhap Covid në 24 orë: 55% e të infektuarve aktivë në Tiranë

Nga Exit News
Si u përhap Covid në 24 orë: 55% e të infektuarve aktivë në Tiranë

120 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit.

Pjesa më e madhe e tyre, 57, janë banues në Tiranë.

Në qarkun e Tiranës janë aktualisht 1251 nga 2274 pacientë aktivë në gjithë vendin, ose sa 55 për qind.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si më poshtë:

  • 57 raste në Tiranë,
  • 15 raste në Durrës,
  • 8 raste në Kavajë,
  • 7 raste në Krujë,
  • 6 raste në Elbasan,
  • 5 raste në Korçë,
  • nga 4 raste në Kurbin, Pogradec,
  • nga 3 raste në Lushnje, Tropojë,
  • nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë,
  • nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Situata paraqitet problematike dhe në dy spitalet Covid, ku aktualisht janë të shtruar 119 pacientë. 18 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 6 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar totalin e viktimave që prej fillimit në 161.

Ata janë:

  • një 58 vjeçare nga Kurbini,
  • një 71 vjeçare nga Lushnja,
  • një 61 vjeçar nga Durrësi,
  • një 67 vjeçar nga Fieri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>