Sistemi shëndetësor gjerman nën presion, rriten numri i pacientëve në terapi intensive

Nga Exit News
Sistemi shëndetësor gjerman nën presion, rriten numri i pacientëve në terapi intensive

Gjatë valës së parë të pandemisë së Covid-19, Gjermania u pa si fener për vendet e tjera evropiane, teksa tregoi se ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në botë.

Por javët e fundit ka filluar të përballet me nivele të larta të infektuarish, më shumë se në çdo periudhë tjetër gjatë pandemisë.

Numrat e të infektuarve me koronavirus arritën një rekord të të gjitha kohërave të premten, me rreth 24 mijë raste të reja në 24 orë – dhe po kështu edhe numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv të vendit.

Të dhënat zyrtare nga Shoqata Ndërdisiplinare Gjermane për Mjekësinë Intensive dhe të Urgjencës tregojnë se numri i pacientëve Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv gjerman (ICU) është rritur nga 267 në 21 shtator në 3,615 që nga 20 nëntori –  më shumë se 13-fish rritje në hapësirën e vetëm dy muajve.

Një prej arsyeve kryesore se përse sistemi gjerman i shëndetësisë nuk pësoi kolaps gjatë valës së parë ishte për shkak të numrit të lartë të shtretëeve të kujdesit intensive me 33.9 shtretër për 100,000 banorë, shifra më e lartë në Europë.

Sa për referencë, Italia, një nga shtetet që pësoi kolaps gjatë pranverës, ka vetëm 8,6 shtretër të kujdesit intensive për 100,000 banorë.

Por me rritjen e të infektuarve me Covid në të gjithë rajonin, edhe sistemi shëndetësor i Gjermanisë është nën tension dhe spitalet në disa zona po vijnë gjithnjë e më afër mbushjes së plotë.

Qeveria gjermane paralajmëroi se sistemi shëndetësor mund të kolapsohet, nëse ritmet e të infektuarve vazhdon më të njëjtat ritme.

“Numri i rasteve të rënda të pacientëve në shtetërit e kujdesit intensivë është akoma në rritje. Numri i vdekjeve është diçka për të cilën nuk po flitet në të vërtetë dhe mbetet shumë i lartë,” tha Steffen Seibert, zëdhënësi i Kancelares Angela Merkel.

“Ne ende nuk kemi arritur t’i ulim numrat. Ne në thelb kemi arritur të kapërcejmë hapin e parë deri më tani, domethënë të ndalojmë rritjen e fortë, të pjerrët, eksponenciale të infeksioneve dhe tani jemi të qëndrueshëm, por numri ynë është akoma shumë, shumë i lartë,” mbylli deklaratën Seibert.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>