
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti të hënën në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ambasadori uroi Kurtin për detyrën dhe i dorëzoi edhe letrën e urimit nga Presidenti i Sllovenisë, Janez Jansha.
Ambasadori Bertoncelj theksoi se Sllovenia do të mbështesë Republikën e Kosovës për integrim euro-atlantik, me fillimin e presidencës së saj në BE-së në korrik.
Kryeministri Kurti u shpreh se mirëpret vullnetin për angazhimin e Sllovenisë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare thuhet në njoftim.
Përkushtimi për thellim të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe zhvillimor mes Kosovës dhe Sllovenisë është i dyanshëm, ranë dakord palët në fund të takimit.