Komisioni Ligjeve hodhi poshtë dekretet e Presidentit që kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvend:
1. Ndryshimet e ligjit për vetëqeverisjen vendore.
2. Ndryshimet e Kodit Penal.
Me dy vendimet e radhës, socialsitët e çojnë në 7 numrin dekreteve të rrëzuara në katër ditë.
Më 3 shtator në Komisionin e Ekonomisë, mazhoranca rrëzoi dekretet e Presidentit që kishte kthyer për rishqyrtim:
3. Shtesat në ligjin për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
4. Ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat
5. Koncesionin e rrugës Dukat-Orikum
6. Koncesionin e rrugës Milot-Balldren
Po më 3 shtator, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, socialistët rrëzuan edhe dekretin që kthente për rishqyrtim:
7. Ndryshimet në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
Më 4 shtator, në Komisionin e Ekonomisë, socialistët nuk miratuan propozimin e Presidentit për të emëruar Petraq Milon Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) edhe pse ky institucion ka mbi 10 muaj pa kryetar.
Më herët Komisioni hetimor i ngritur për të hetuar dekretin e Metës që anuloi datën 30 qershor si datë zgjedhjesh vendore, miratoi planin e punës ku më 9 shtator ka kërkuar marrjen në pyetje të Presidentit.
Pas rrëzimit të dekreteve, 7 ligjet e pa-rishqyrtuara, pritet të rimiratohen në seancën e radhës parlamentare, që sipas kalendarit është më 12 shtator.