Sondazhi i Barometrit Politik i publikuar në Euronews të enjten tregoi se 36.9%e votuesve në Durrës do të votonin PD dhe 43.3% PS.
60.6% e të anketuarve dhanë një vlerësim pozitiv për qeverinë për në mënyrën si menaxhoi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa 39.4% e tyre e vlerësuan negativisht.
Pyetur lidhur me opinionin e tyre për tre liderët kryesorë të partive në zgjedhje, Rama, Basha, Kryemadhi dolën këto rezultate:
Mendim pozitiv
Edi Rama – 53.6%
Lulzim Basha – 46.3%
Monika Kryemadhi – 25.4%
Në durrës janë gjithsej 14 mandate. Sondazhi tregoi se PS mund të marrë 7-8 mandate, ndërsa PD 6-7. Kryeministri Edi Rama renditet i 8-i në listën e Durrësit.