Sondazhi, 41.3% e qytetarëve do të votonin PS dhe 30.8% PD

Nga Exit News
Sondazhi, 41.3% e qytetarëve do të votonin PS dhe 30.8% PD

Sondazhi i MBR i dhe Euronews Albania i prezantuar të enjten në Barometri Politik, tregoi se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën PS do të merrte 41.3% të votave.

Partia Demokratike do të merrte 30.8% dhe LSI 7.6%.

Krahasuar me rezultatet e sondazhit të janarit dhe shkurtit, LSI  ka një rënie me 2.7%, ndërsa PD një rritje me 2.6%, ndërsa PS ka pasur luhatje

Personat që shprehen se nuk do të votojnë janë në shifrën 17.9%, krahasuar me sondazhet e mëparshme kjo shifër ka ardhur në rritje.

Sondazhi tregoi se kreu i PD Lulzim Basha është më i preferuar në Tiranë se sa në rang kombëtar krahasuar me votat e tij.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka dalë më i preferuari në rang kombëtar sipas sondazhit dhe në Tiranë krahasuar me Bashën.

Krahasuar me përqindjen në Tiranë, Rama ka më shumë vota në rang kombëtar.

44.1% e të anketuarve mendojnë se Rama është lideri i duhur për të drejtuar vendin.

34.1% e tyre zgjedhin Bashën si lider.

20.2% e të anketuarve për Tiranën mendojnë se asnjëri prej tyre nuk e meriton të qeveris vendin.

19.2% ndajnë të njëjtin mendim në rang kombëtar.

Votuesit e papërcaktuar përbënë shumicën e atyre që u përgjigjën “asnjë” bazuar në analizën e votës së zgjedhjeve të vitit 2017.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>