Sipas sondazhit të Institutiti italian Piepoli, Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet e 25 qershorit. Të dhënat e sondazhit u publikuan dje në mbrëmje nga televizioni Report Tv.
Sipas intervistave të kryera nga Instituti Piepoli, Partia Socialiste po fushatën më efikase si dhe do të fitojë shumicën e vendeve në parlament.
Nga të dhënat e sondazhit del se më shumë se 40 për qind e të intervistuarve mendojnë se PS ka fushatën më efikase dhe përdor argumenta bindës për reformën në drejtësi, ruajtjen e mjedisit si dhe luftën kundër korrupsionin, drogës dhe krimit të organizuar.
Por, ky është një rezultat befasues, sepse pjesa më e madhe e retorikës së partive në këtë fushatë është sulmi kundrejt njëra-tjetrës — PS gjatë gjithë kohës sulmon LSI-në dhe “partitë e vogla”.
Kryeminsitri Edi Rama ka bërë komente rastësore për luftën kundër korrupsionit, drogës dhe krimit të organizuar, të cilat janë përgjithësisht edhe temat që i mungojnë fushatës deri më tani.