Sondazhi për zgjedhjet, Godole: Mbështetja për PS do të ulet

Nga Exit News
Sondazhi për zgjedhjet, Godole: Mbështetja për PS do të ulet

Drejtoresha e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë IDMC Jonila Godole tha të enjten, duke komentuar sondazhet e Euronews se “mbështetja për PS do të vijë duke u ulur”.

Ajo tha se fakti që nga sondazhi në sondazh ka një ulje të mbështetjes ndaj PS është “një shpresë për opozitën dhe për rotacionin politik”.

“Nëse po vjen duke u zvogëluar është shpresë për opozitës dhe shpresë për rotacion. Pasi nuk mendoj se PS do të ketë më shumë se kaq mbështetje, do vijë duke u ulur”, tha Godole.

“Në parim të pavendosurit mbështesin rotacionin, sidomos kur një parti rri në pushtet për 8 vjet”, tha ajo.

Sondazhi i kryer nga MRP i shfaqur në Barometri Politik në Euronews tregoi se 49.3% e shqiptarëve mendojnë se zgjedhje do t’i fitojë Partia Socialiste. 33,5% e të anketuarve mendojnë se do të fitojë Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Rezultatet  për pyetjen “Kush mendoni se do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit” janë:

PS – 49.3%

PD – 33.5%

LSI – 5.5%

Të tjera – 0.2%

Në krahasim me sondazhet e mëparshme, diferenca mes dy partive kryesore PS-PD është ulur nga 19.5% në 15.8%.

Për të lexuar rezultatet e tjera të sondazhit kliko këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>