Sonila Meço: Gjobë 10 milionë lekë sepse flas për dështimet e qeverisë

Nga Exit News
Sonila Meço: Gjobë 10 milionë lekë sepse flas për dështimet e qeverisë

Gazetarja Sonila Meço e ka quajtur gjobitjen e saj nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me 10 milionë lekë, si veprim me dy standarde të institucioneve shtetërore.

ISHSH-ja e ka gjobitur Meçon me 10 milionë lekë për shkak se ka shkelur udhëzimet shtetërore për të pasur në studio jo më shumë se një të ftuar.

një postim në rrjetet sociale, Meço hedh dyshime se vendimi për gjobitjen e saj është një tentativë më shumë të goditur një gazetare që denoncon dhe flet për shkeljet dhe dështimet e qeverisë Rama:

“Gjobë se nga dy ishim tre në studio ndërsa dëshmonim vendimet jo ligjore për shembje zonash muzeale në Krujë, ndërsa prokurori i antimafias italiane Gratteri dëshmonte se çereku i Shqipërisë rezulton i mbjellë me kanabis, teksa shqiptarët me zë e figurë dëshmonin mosmarrjen e pagës së luftës nga marsi e kur nënat na tregonin sesi privuar varfërie as bukë e arsim nuk i garantojnë dot fëmijëve.”

Meço tha se është gjobitur pa paralajmëruar, ndryshe nga kolegët e saj të cilët në rast të shkeljeve të udhëzimeve, nuk janë gjobitur por paralajmëruar:

“Gjobë pa paralajmërim, megjithëse me kolegë të televizioneve të tjera auroritetet vepruan kësisoj më herët. Pra shkeli qeveria rregullin në rastin e parë duke mos vendosur gjobë, por thjesht paralajmërim? Apo në të dytin duke vendosur gjobë pa paralajmërim?”

Meço theksoi se të ftuarit për të cilët është gjobitur, kanë respektuar të gjitha distancat e rekomanduara, ndërsa vetë kryeministri Rama ka zhvilluar mbledhje me zyrtarë të tjerë të lartë në shkelje të të gjithë udhëzimeve që vetë qeveria ka lëshuar:

“Gjobë, ndërsa bëjmë detyrën për të informuar publikun edhe mbi masat jo ligjore dhe antikushtetuese të autoriteteve. P.sh a ka mundësi të na shpjegojë qeveria mbi çfarë argumentimi shkencor ka vendosur të ketë vetëm dy persona në studio televizive? Kur në institucione brenda një zyre shumë herë më të vogël gjenden më shumë se dy persona? Në parukeri, fasoneri, dyqane e qendra tregtare?”

Në fund të shkrimit të saj,Meço mori si krahasim dhe studion e huaja televizive ku megjithë kufizimet për shkakt të pandemisë së Covid-19, në studio televizive ka më shumë se 2 të ftuar. Kjo ndodh pasi studiot televizive janë hapësira të mëdha ku ruajtja e distancave mes të ftuarve është shumë lehtë e zbatueshme.

“Po çfarë logjike shkencore kanë respektuar qeveritë në Itali e Gjermani kur Piazza Pulita, Di Martedi e ZDF lejohen të mbajnë mbi 4 veta në studio?”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>