Ambasadori Luigi Soreca deklaroi të enjten se është thelbësore që shumica dhe opozita të gjejnë dakordësinë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, veçanërisht hapjen e listave dhe formulën e koalicioneve.
Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se ‘megjithëse pranojmë miratimin e Parlamentit për disa ndryshime në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk u gjet kompromis në Këshillin Politik.’
Ai theksoi se është ‘thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor të nevojshme për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, veçanërisht listat e hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohen në Parlament.’
Të njëjtin qendrim kanë mbajtur më herët dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe zëdhënsja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE Ana Pisonero.