Soreca dhe Kim në zyrën e kreytarit të KED, kërkohet plotësimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese

Nga Exit News
Soreca dhe Kim në zyrën e kreytarit të KED, kërkohet plotësimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese

Ambasadorët e Bashkimit Europian dhe SHBA-së në Tiranë janë takuar me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe të premten.

Soreca dhe Kim kanë vlerësuar punën e KED por kanë nënvizuar gjithashtu rëndësinë e plotësimit të vendeve të tjera vakante në Gjykatën Kushtetuese sapo Gjykata e Lartë të ketë plotësuar kuorumin e nevojshëm.

“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren amerikane. Përgëzoj Këshillin e ri, i uroj suksese në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së në punën e tyre, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur tre vendet e lira për Gjykatën Kushtetuese, KED të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të Gjykatës Kushtetuese sa më shpejt të jetë e mundur në muajt në vijim.”, shkruan Luigi Soreca në Twitter.

Ambasadorja amerikane Kim ka rikujtuar gjithashtu se “duke punuar së bashku, KED, Presidenca dhe Parlamenti bënë Gjykatën Kushtetuese funksionale brenda të vitit 2020.”

Ajo shton se:

“Tani, është koha që Gjykata e Lartë të krijojë kuorumin në mënyrë që vendet e lira të mbetura në Gjykatën Kushtetuese të mund të plotësohen dhe vetë Gjykata e Lartë të jetë plotësisht funksionale. Le të vazhdojmë të ecim përpara – hap pas hapi.”

Ervin Pupe u përzgjodh me short në krye të KED nga Presidenti me 4 dhjetor.

Gykata Kushtetuese përbëhet nga 7 anëtarë. Tre prej tyre janë zgjedhur nga Presidenti (Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja) dhe Kuvendi (Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Altin Binaj). Ndërkohë kryetarja në detyrë është Vitore Tusha.

Mbeten ende për tu zgjedhur dhe tre anëtarë të tjerë nga Gjykata e Lartë, një prej të cilëve do të zëvendësojë Tushën, mandati i së cilës ka mbaruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>