
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca mbështet iniciativën e re të BE-së për të nxitur dhe përforcuar çështjet e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e tyre në kohët pas Covid-19.
Përmes një shënimi në rrjetin social Twitter, Soreca shpërndau një video të publikuar nga Shërbimi Europian i Aksionit të Jashtëm (European External Action Service) ku njoftohet roli drejtues që BE synon të marrë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.