Ambasadori i BE-së Luigi Soreca u shpreh se Shqipëria duhet të ngrejë Gjykatën Kushtetuese dhe të zbatojë reformën zgjedhore, për të nisur Konferencën Ndërqeveritare me BE.
“Ende pak punë përpara për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e reformës zgjedhore”, shkroi në Twitter Ambasadori Soreca, tëmartën, pas publikimit të progres raportit.
Por, tha Soreca, “Shqipëria është pranë plotësimit të kushteve të vendosura nga Këshilli Evropia për Konferemcën Ndërqeveritare”.
Komisioneri për Zgjerim Varhelyi do të vizitojë të mërkurën Tiranën për të dorëzuar raportin dhe biseduar për planin ekonomik.