Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë të marrin pjesë në zgjedhje.
“Ju bëj thirrje që të votoni, të ushtroni të drejtën që keni për të hedhur votën tuaj, pra merrni pjesë, kjo është e drejta juaj, por edhe një përgjegjësi që ju keni. Mos e lini mënjanë, por përdoreni atë dhe sic thoni ju në shqip “ti vendos”, u shpreh Soreca pas një takimi me student e pedagogë në Universitetin Bujqësor për diskutimin e programit Erasmus Plus.
“Evropa është këtu për të ndihmuar studentët dhe akademikët shqiptarë për të shtyrë përpara integrimin në BE. 8000 studentë dhe akademikë kanë shkuar në institucionet e BE-së. Ndërkohë, 5000 studentë dhe akademikë të bE-së kanë ardhur këtu për të përfituar nga institucionet e BE-së. Për periudhën 2021- 2027 fondet e Erasmu plus janë dyfishuar duke arritur shifrën e 26 miliardë eurove”, theksoi Soreca.
Erasmus Plus është program i BE-së për shkëmbimin e ekesperiencave akademike mes studentëve në të gjithë botën me universitetet evropiane.