Soreca uroi 28 punonjësit e rinj të BKH-së

Nga Exit News
Soreca uroi 28 punonjësit e rinj të BKH-së

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca uroi 28 punonjësit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët kaluan verifikimin e sigurisë, për përfundimin e trajnimit. Në një postim në Tëitter, Soreca shkruan se:

“Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë të BKH-së. Urime vajzave dhe djemve që e përfunduan atë me sukses! Tani do të fillojnë trajnim të specializuar. E rëndësishme është të filloni një thirrje të dytë sa më shpejtë. BE vazhdon të mbështesë SPAK”

Më 1 prill, BKH njoftoi se 28 kandidatë kaluan kushtet e sigurisë. “Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri”, njoftoi te enjten BKH.

Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 pozicionet “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në faqen zyrtare të BKH-së.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme