Ambasadori i Bashkimit Europian ka përshëndetur dërgimin e listës me kandidatët për Gjykatë Kushtetuse në Kuvend.
Ai është shprehur në llogarinë e tij në Twitter se duhet të vazhdohet me të njejtën frymë.
“Ne e mirëpresim vendimin e sotëm nga KED për dërgimin e emrit kandidat për Gjykatën Kushtetuese që të miratohet nga Parlamenti. Tani është e rëndësishme të vazhdojmë në të njëjtën frymë dhe të përfundojmë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti”, shkruan Soreca.
Edhe ambasadorja Yuri Kim përshëndeti KED për dërgimin e emrave në Kuvend.
Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për një gjykatë funksionale, tha Kim në llogarinë e saj në Twitter.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dërguar të hënën në Kuvend listën me tre emra për në Gjykatën Kushtetuese.
Emrat janë, Sonila Bejtja, Aleksandër Toma dhe Altin Binaj.