3 kandidatë për kreun e SPAK, sot afati i fundit për të aplikuar

Nga Stafi i Exit
3 kandidatë për kreun e SPAK, sot afati i fundit për të aplikuar

Sot përfundon afati për kandidimin e prokurorëve për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Pas 15 ditësh në dispozicion për të paraqitur kandidaturën, deri më tani nuk ka pasur asnjë kandidat zyrtar. Sipas RTV Ora, tre prokurorët që pritet të dorëzojnë platformën e tyre për drejtimin e SPAK janë:

  – Altin Dumani nga Prokuroria e Apelit Tiranë;

  – Arben Kraja nga Prokuroria e Përgjithshme;

  – Ervin Kondili nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Të tre prokurorët kanë kaluar të dyja fazat e vetingut.

Pas mbylljes së garës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të hartojë metodologjinë për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut.

SPAK u themelua më 25 nëntor 2019, me vetëm 8 prokurorë nga 10 që parashikon kushtetuta.

Sapo të emërohet, kryetari i parë i SPAK-ut do të ketë në dorë nisjen e procedurës për plotësimin e SPAK me prokurorë të tjerë në mënyrë që të plotësohet numri minimal prej 10 prokurorësh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>