
Të enjten, seanca parlamentare u ndërpre si pasojë e një sherri të ndodhur ndërmjet deputetëve të opozitës dhe deputetit të PS-së Erion Braçe.
Deputeti Sali Berisha akuzoi Zotin Braçe për përftitimin e një milionë dollarëve në një tender të zhvilluar nga Bashkia Divjakë.
Zoti Braçe ofendoi me fjalë fyese Zotin Berisha.
Deputetët e PD-së Edi Paloka, Arben Ristani dhe Roland Keta sulmuan dhe kërcënuan fizikisht Zotin Braçe.
Grupi Parlamentar i PD-së i kërkoi Byrosë së Kuvendit pezullimin e Zotit Erion Braçe për një periudhë 10 ditore nga punimet e parlamenti.
Grupi Parlamentar i PS-së i kërkoi Byrosë së Kuvendit të merret masë disiplinore ndaj deputetëve Berisha, Keta, Paloka, Ristani.
Byroja e Kuvendit akoma nuk është shprehur mbi këto dy kërkesa të grupeve parlamentare.