Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ka arrestuar të enjten gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.
Sipas gazetares, Klodiana Lala SPAK ka arrestuar mëngjesin e së enjtes 10 persona në këtë gjykatë për korrupsion.
Gjyqtarja Hoxha është në gjykim dhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për lirimin e personave me burgim të përjetshëm.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin e saj me argumentin se cënon figurën e gjyqtarit.
Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.
Exit News ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.