SPAK bllokon llogaritë bankare të mjekut Edvin Prifti

Nga Exit News
SPAK bllokon llogaritë bankare të mjekut Edvin Prifti

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK)  njoftoi të premten sekuestrimin e llogarive bankare të mjekut Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion.

Sipas njoftimit të SPAK, nga hetimi ishin grumbulluar prova të reja që krijojnë dyshime se Prifti ka ngritur një ‘skemë kriminale” që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false, me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Me 2 mars Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga burgu mjekun Prifti. Gjykata la në fuqi vendimin për pezullim nga detyra.

Mjeku Prifti apeloi në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë arrest me burg si dhe sekuestrimin e parave. Ai kërkon ndryshim të masës në detyrim paraqitjeje si dhe kthim të parave të sekuestruara pasi ato janë të ligjshme.

Prifti argumentoi se sekuestrimi i tyre është bërë në mënyrë të paligjshme, sepse ato janë gjetur gjatë kontrollit në çantën e tij. Kjo gjë është bërë sipas mjekut pa vendim gjykate.

Mjeku Prifti u  arrrestua nga SPAK për korrupsion.

 

Lajme te ngjashme