
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK do të hetojë çështjet kundër Selim Çekaj. Çekaj, pronari i kompanisë së transportit të bananeve ku u kapën 49 kilogramë kokainë u arrestua në 2 prill 2021.
Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për cështjen.
Selim Cekaj, 72 vjeç është babai i Arbër Cekajt, i arrestuar për transportin e 613 kilogramë kokaine në 2018 nga Ekuadori.
Avokati i Cekajt u shpreh se një bandë kriminale po përdor kontenierët e kësaj kompanie. Më parë edhe Arbër Cekaj akuzoi një klan mafioz që po përdor familjen e tij.