SPAK i kërkon Policisë të arrestojë ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla pas vendimit të Gjykatës së Posaçëme të Apelit të mërkurën ku ai nuk ishte i pranishëm dhe vendndodhja nuk dihet.
Në përfundim të seancës avokati i Llallës tha për gazetarët se ai ndodhej në një spital por nuk e dinte se ku.
Gjykata la në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-kryeprokurorin si edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
SPAK kërkon nga policia të zbulojë vendndodhjen e Llallës për të bërë shoqërimin e tij në burg.
Ish-kryeprokurorit iu konfiskuan gjithashtu një apartament në Durrës dhe 4 sipërfaqe tokë rreth 22 mijë metra katrorë në Tiranë.