SPAK kërkon pushimin e hetimeve për trafikantin Met Kananin

Nga Exit News
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për trafikantin Met Kananin

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar, SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve për Met Kananin, i njohur si “baroni i Drogës së Ballkanit”, dhe 3 anëtarët e bandës së tij, të premten.

Met Kanani u arrestua në Turqi, në 2018-tën si drejtues i një rrjeti të trafikimit ndërkombëtar të drogës. Ai ishte dënuar në SHBA më rreth 5 vite burg për trafik droge.

Pas arrestimit të bandës së Met Kananit u ekzekutua në Rrëshen Armando Gjini, i njohur dhe me emrin Tonin Gjini, i arrestuar në Turqi si pjesë e bandës.

Ngjarja ndodhi teksa Gjini ndodhej në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, brenda makinës së tij, bashkë me djalin. Të shtënat me armë dyshohet se erdhën nga një makinë tjetër.

Armando Gjini ishte pjesë e grupit të njohur me emrin e drejtuesit të tij, “Met Kananaj”, i cili njihet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Shqipëri. Kanani ishte dënuar në SHBA më rreth 5 vite burgpër trafik droge.

Në maj të 2018 policia shqiptare arrestoi pjesëtarë të të njëjtit grup, përfshirë dhe Armando Gjinin, për trafik droge në Ballkan, Europë dhe Amerikën Latine. Ende janë të paqarta rrethanat e lirimit të Gjinit nga burgu.

Arrestimi i Met Kananit në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, Turqisë dhe Italisë u lavdërua nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu si rezultat i drejtësisë së re.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>