SPAK përfundon hetimet për 31 trafikantë të lëndëve narkotike nga Shqipëria në BE

Nga Exit News
SPAK përfundon hetimet për 31 trafikantë të lëndëve narkotike nga Shqipëria në BE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për 31 anëtarë të një grupi kriminal për trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, me destinacion Turqinë dhe BE-në.

SPAK gjeti se ky grup kriminal trafikonte fara të bimëve narkotike nga Hollanda në Greqi, dhe në Shqipëri. Si dhe trafikim të paligjëshëm të emigrantëve sirianë nga Shqipëria për në vendet e BE-së.

Grupi kriminal u arrestua në shtator të 2019, pas një hetimit të përbashkët me policitë e vendeve të BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>