Spanja ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, nuk bojkoton samitin e Zagrebit

Spanja ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, nuk bojkoton samitin e Zagrebit

Spanja nuk do të bojkotojë samitin e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor në Zagreb, megjithëse në të do të marrë pjesë Kosova, pavarësinë e së cilës Spanja se ka njohur ende.

Lajmin e bëri të ditur Përfaqësuesi i Përhershëm i Spanjës në Bashkimin Evropian për European Western Balkans.

Krahasuar me një vit më parë, qendrimi i Spanjës ndaj Kosovës ka ndryshuar ndjeshëm.

Në samitin e mëparshëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Sofje në maj 2018, Spanja këmbënguli që Kosova të mos merrte pjesë në samit.

Kryeministri spanjoll në atë kohë Mariano Rajoy mori pjesë në Samitin në Sofje, por nuk pranoi të jetë pjesë e bisedimeve dhe refuzoi të ulet në të njëjtën tryezë me presidentin e Kosovës.

Megjithatë, përfaqësuesi i Spanjës theksoi për EWB-në se ky hap nuk do të thotë se Spanja do të njohë pavarësinë e Kosovës:

“Spanja do të ruajë pozicionin e saj të qëndrueshëm për mos njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, një pozicion i ndarë me 4 shtete të tjera anëtare [të BE-së] dhe 80 vende të tjera në rajone të ndryshme në botë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe sistemin e Kombeve të Bashkuara.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>