Spanja në kaos pas vendimit për rikthim të fëmijëve në shkolla

Nga Exit News
Spanja në kaos pas vendimit për rikthim të fëmijëve në shkolla

Kaosi dhe paqartësia mbretërojnë në Spanjë teksa 8 milion nxënës përgatiten të kthehen në shkolla për herë të parë që nga vendosja e karantinës në 14 mars.

Nga ajo kohë mësimi është zhvilluar përmes alternimit të klasave online dhe mësimit në shtëpi.

Spanja ka numrin më të lartë të rasteve të infektuara me koronavirus në Europën perëndimore, ndërkohë që përballet me një valë të dytë të pandemisë.

Një lëvizje kombëtare e prindërve të cilët refuzojnë të dërgojnë fëmijet e tyre në shkolla në shtator, ka fituar mbështetje në vend.

Një peticion për më shumë financim nga qeveria në mundësimin e një kthimi të sigurtë  në shkollë të fëmijëve ka mbledhur më shumë se 155,000 firma.

Njëkohësisht mësuesit në Madrid janë zotuar për grecë nëse kushtet në shkolla nuk përmirësohen.

Një klasë tipike në Spanjë ka 30 ose më shumë fëmijë. Në mënyrë që të sigurohet distanca sociale është përllogaritur që ky numër duhet përgjysmuar. Por që klasat të mund të organizohen vetëm me 15 fëmijë, shoqata e mësuesve përllogarit se do të duhen edhe 165,000 mësues të rinj për të përballuar situatën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>